Kandidatët socialiste të Durrësit i bënë thirrje mbështetësve të tyre që të votojnë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, duke e kosnideruar si alternativën më të mirë në këto zgjedhje.
Në takimin e zhvilluar në Fermë-Xhafzotaj, kandidatja Ana Dhamo kërkoi nga mbështetësit e PS që të bindin të gjithë personat për të votuar alternativën socialiste në 25 prill.
"Të bëhemi të gjithë bashkë dhe më 25 prill të votojmë numrin 12, PS dhe kryeministri Edi Rama. Do ju kërkoj atë votojmë të gjithë numrin 12, PS që të vazhdojmë me të gjitha reformat e nisura dhe të kemi një Shqipëri shumë më të mirë", tha ajo.
Kandidati Alban Xhelili tha para banorëve se Partia Socialiste është alternative e vetme për të vazhduar dhe përfunduar projektet e nisura.
"Alternativa e vetme për të vazhduar me punën e nisur është PS dhe kryeministri Edi Rama. Do ju kërkoja që të gjithë së bashku të votojmë numrin 12, partinë socialiste që të vazhdojmë me reformat e nisura dhe të kemi një Shqipëri shumë më të mirë", u shpreh Xhelili.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako foli për investimet që do të kryhen në njësinë administrative Rrashbull, ku vetëm këtë vit bashkia ka akorduar 600 milion lekë fonde.
"Do vazhdojmë të ndërhyjmë në çdo rrugë e lagje për të përmirësuar infrastrukturën tuaj. Vetëm këtë vit, janë këtë njësi administrative, janë futur në buxhetin tonë dh epo realizohen në terren, 600 mln lekë dhe kjo po shkon e gjitha në rrugë dhe infrastrukturë publike për t'ju dhënë akses sa më të mirë dhe për t'ju ardhur në ndihmë komunitet që jeton në këtë njësi", theksoi Sako.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor, 11:37
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17