DURRES- Dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Bujar Nishani ka bërë që zyrtarisht vendi të futet në muajt përgatitor të zgjedhjeve vendore 2015. Forumet e forcave kryesore politike po konsultohen dhe po shqyrtojnë emra konkretë, të cilat pritet të garojnë në zgjedhjet vendore, të cilat do të zhvillohen me hartën e re territoriale me 61 njësi vendore.
Ethet zgjedhore në qytetin e Durrësit kanë nisur shumë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve ku të majtët e të djathtët duket se kanë gati kandidatët me të cilët do të garojnë në 21 qershor 2015 dhe presin vetëm zyrtarizimin. Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, kandidatët e mundshëm që po përpliten për të garuar në zgjedhjet vendore kanë pranuar se nëse baza e forcave politike do t’i propozojë kandidimin, ata do të përgjigjen pozitivisht.
/Shqiptarja.com