Kandidati i Finiqit i kërkon liderit të opozitës greke të mbrojë minoritetin në Shqipëri

Kandidati i Finiqit i kërkon liderit të opozitës greke të mbrojë minoritetin në Shqipëri

Kryetari i partisë së minoritetit grek MEGA, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për Bashkinë Finiq Kristaq Kico ka pasur një takim me kreun e partisë më të madhe opozitare në Greqi Demokracia e Re.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të MEGA, në qendër të bisedimeve në këtë takim kanë qenë problemet me të cilat përballet minoriteti në Shqipëri.

Kristaq Kico ka kërkuar nga Mitsotakis një vëmendje dhe mbështetje më të madhe për minoritetin grek që jeton në Shqipëri, kërkesë e cila ka gjetur mbështetjen e kandidatit për kryeministër në Greqi, pasi vendi fqinj ndodhet në fushatë zgjedhore. 

Mitsotakis ka deklaruar se nëse do të vijë në pushtet do të kushtëzojë integrimin e Shqipërisë me respektimin e minoritetit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen