Kandidati i PBDNJ për Himarën
 Bejleri me precedent kriminal

Kandidati i PBDNJ për Himarën<br /> Bejleri me precedent kriminal
Kandidati i PBDNJ Alfred Bejleri i zgjedhur për garën e 21 qershorit për Bashkinë e Himarës rezulton një person me precedent penal. 

Në vitin 2003 Alfred Bejleri është ndër 5 të dënuarit nga gjykata e Vlorës pasi gjatë zgjedhjeve lokale thyen dhe dhunuan simbolet shqiptare në Himarë dhe u përplasën me policinë.

Në këtë ngjarje një numër i madh personash protestuan para godinës së Bashkisë së Himarës në pritje të rezultatit të zgjedhjeve dhe gjithçka pericipitoi në veprime të dhunshme. 

Alfred Bejleri së bashku me Vangjel Kolila, Koco Llazari dhe dy persona të tjerë u dënua fillimisht në 2006 nga Gjykata e Vlorës me periudha të ndryshme burgimi nga 1 deri në 3 vjet burg. Më pas në 2012 me rastin e 100 vjetori të pavarësisë, këtë të dënuar kërkuan nga presidenti i Republikës amnisti. 

Ndërsa sot Forumi patriotik “Djemtë e Gjirokastrës” kanë denoncuar edhe një tjetër ngjarje të rëndë 21 vite më parë ku është i përfshirë edhe Alfred Bejleri. Masakra e Peshkopisë ku një komando greke vrau në territorin shqiptare një oficer dhe një ushtar kufitar në kryet e të detyrës. 

Ky sulm terrorist i kryer nga organizata “MAVI” daton në 10 prill 1994 dhe sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria Shqiptare dhe Greke, Bejleri është organizatori i sulmit terrorist. 

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës”, e quajmë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjareve të tyre, këtë akt të politikës shqiptare që nuk i shërben askujt me këto sjellje të cilat prekin shpirtin e shqiptarit. 

Ndërkohë që PS zgjodhi të kandidojë sërish kryebashkiakun aktual, Gjergji Goro, ndërsa Dule do të dalë me kandidatin e tij, Alflred Bejleri në Himarë, i cili ka qenë edhe këshilltari Ii zv.ministrit të shëndetësië në Greqi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas