Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova deklaron se Bashkia e Tiranës nuk duhet të ndikohet nga politika, por nga halli i qytetarëve.
“Ne do bëjmë një Bashki që mos ndikohet nga politika, por të ndikohet nga halli i qytetarëve. Shembulli më i qartë se si politika mund të dëmtojë qytetarin e vetë, se si politika mund të bëhet pengesë, është mosmbledhja e Këshillit Bashkiak për t’u dhënë sipas listës apartamentet falas”, ka thënë Kosova gjatë një takimi me komunitetin rom në zonën e pallatit me shigjeta, të cilët vuajnë mungesën e strehimit.
Në këtë komunitet Halim Kosova u angazhua se do t’i japë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje që vijon tashmë prej vitesh.
Kandidati Kosova tha gjithashtu se ky komunitet duhet të organizohet dhe kërkojnë të drejtat e tyre.
Ai u ndal edhe në zonën e Medresesë dhe Laprakës ku sipas tij ndihet rënia e konsumit dhe varfërisë.
Ndërkohë gjatë takimit të tij me banorët e zonës së Laprakës ai u shpreh se: ”Qyteti i Tiranës ka nevojë për ndeshje të bukura, ka nevojë për ballafaqime frytdhënëse, ka nevojë për të prekur jetën e çdo qytetari dhe mos ndahesh nga problemet që ka ai”.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO