Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi bisedë me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj, mos bini pre e propagandës!

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi bisedë me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj, mos bini pre e propagandës!

Belind Këlliçi

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi bisedë me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj. Mos bini pré e propagandës!

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryqytetit, u ndal në Njësinë 2 në një tur dëgjimi për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër me banorët për problemet që ata hasin në jetën e përditshme. Ai ka thënë se e konsideron të sigurt fitoren në zgjedhjet e 14 majit dhe sipas tij qytetarët nuk duhet të ndikohen nga propaganda e Erion Veliajt.

"Më 14 Maj është e padiskutuar fitorja. Kështu si jeni ju, jua them me bindje absolute që kështu si jeni ju, në çdo rrugicë ku shkojmë, në çdo lagje, qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Mos shihni sondazhet që nxjerrin Erjon Veliajn fitues në Tiranë, apo Edi Ramën fitues. Mjafton t’ju pyes unë ju këtu, në sondazhet që ju bëni çdo ditë me njerëzit që takoni, në familjet tuaja, të afërmit, miqtë, te supermarketi, te lokali i lagjes, në rrugë, kudo. A ju del njeri t’ju thotë që Erjon Veliajn e meriton ta votojnë prapë? Kaq më thoni!", tha Këlliçi.

Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt “i ka dalë boja”, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.

"Na thanë te njësia nr.3, se i mbjell pemët te Parku Liqenit sot dhe të nesërmen i kap i shkul, i çon në Kashar dhe bën aktivitet atje. Vetëm Erjon Veliaj mund ta bëjë këtë. Betejën e kemi me modelin, me një të keqe më të madhe se sa Edi Rama që quhet Erjon Veliaj!

Sado të përpiqen që të fshehin të vërtetën përmes propagandës tha Këlliçi, banorët e Tiranës e jetojnë përditë realitetin e kullave, të betonit, të trafikut dhe të smogut. Në foto besoj e shihni ju përherë që ka pamje të Erjonit, ose me përparëse duke dhënë ndonjë pjatë supë, ose me garuzhde, ose me ndonjë lopatë duke mbjellë pemë dhe kurrë nuk ju tregon ndonjë foto të kullave, të betonit, të trafikut dhe smogut!"

Qytetarët në bashkëbisedimin me kandidatin e  opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre, në lidhje e administratën e ardhshme të Bashkisë.

"Unë banoj në rrugën Rafael Dishnica. Është pa asnjë lloj infrastrukture. As është e rregulluar, as është e shtruar, absolutisht zero", shprehu shqetësimin një prej tyre.

Ndërsa një banor tjetër i njësisë 2 vuri në dukje problemin e trafikut në kryeqytet. "Trafiku i Tiranës është i tmerrshëm, më i tmerrshëm në shkallë Europe, por edhe një nga vendet me nga më të këqia në botë. Besoj duhet t’i japësh vëmëndje, të kapësh një grup ekspertësh, ta paguash që të rregullohet", tha ai.

"Ka dy vjet që jemi pa rrugë aty te lagjia jonë, mbi 40 familje, sa herë bie shi nuk i çojmë dot fëmijët në shkollë, në çerdhe nuk bëhet fjalë", theksoi një tjetër qytetar.

"Një fjalë po të them, nëse në 14 Maj jemi 2 milion votues në të gjithë Shqipërinë, po fitoi Erjon Veliaj bashkinë e Tiranës të garantoj në 2025 nuk do jemi as 1 milion".

"Asnjë rilindas, nuk mbaj mend asnjë emër të rilindasve dhe firmëtarëve të pavarësisë që të kenë emërtime shkollash. Kjo nuk i takon vetëm Bashkisë së Tiranës, por gjithë Shqipërisë. Tani Bashkim Finon ne e dimë kush ka qenë por ka edhe ca figura të tjera që i vënë emra shkollash dhe mua më duken të pavlera", tha një banor tjetër.

Turi i dëgjesës së kandidatit të PD për Tiranën, Belind Këlliçi synon dëgjimin e sa më shumë qytetarëve me qëllim përgatitjen e programit që do të përfshijë zgjidhjen e problemeve në çdo lagje.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhondri: 30/01/2023 14:26

    Shumë e saktë,Erjon Demagogu nuk ka shans me mor as 30 %të ish votuesve!Pinok rrenacak!

    Përgjigju
    • Turi: 30/01/2023 18:48

      Ja do i mori ky kërriçi votat me Salehun ne krye.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje