Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati: Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim    

Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër Xhemal Bushati ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shkodër duke i kërkuar votën dhe premtuar se synimi i tij kryesor është të ndryshojë faqen e Shkodrës dhe të zhvillojë sa më shumë atë duke ia kthyer qytetarëve.

Teksa  konsumoi kafen e mëngjesit me ta, Bushati mirëpriti idetë e këtyre qytetarëve intelektual për ta qeverisur së bashku Shkodrën pas 6 marsit. Teksa u premtoi se do të dëgjojë gjithmonë zërin e tyre, Bushati tha se parësore do ketë qytetin e tij dhe jo politikën.

“Mendimet e mia, punën time nesër në menaxhimin e qytetit ta ndajmë së bashku me mendimet dhe problematikat që ju shihni. Do isha i nderuar në qoftë se ju do më mbështesni jo vetëm për votën por për punën tonë të përbashkët. Unë do të punoj për qytetin tonë, për bashkinë e Shkodrës me gjithë njësitë administrative dhe mendimi juaj do të ishte shumë i vlefshëm për mua. Do jem menaxheri i qytetit, jam njeri i punës, unë kam mbështetjen e PD por kërkoj mbështetjen e gjithë qytetarëve të Shkodrës për t'iu shërbyer atyre. Do punoj fort për qytetin dhe do ju kthej dinjitetin.

Kandidimin e kam marrë jo për vete por për qytetin. Do kem një program emergjent dhe më pas një program strategjik afatgjatë. Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim.  T'ia ndryshojmë faqen Shkodrës", tha Bushati.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare