Pasditën e sotme Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova zhvilloi një takim me studentë, të cilët paraqitën kundërshtitë e tyre në lidhje me ligjin e arsimit të lartë. Në një deklaratë për mediat, studentët u shprehën se “qëllimi kryesor i tyre është që të mos barazohen tarifat e shkollimit të Universiteteve Shtetërore me ato Private’.
Sipas studentëve, reforma në Arsimin e Lartë ishte pika kryesore e pretendimeve të të rinjve, për të cilën, ajo tha se kishte marrë premtimin e kandidatit për kryebashkiak të kryeqytetit se do të zgjidhej rritja e tarifave. “Zoti Halim Kosova është një njeri në rradhë të parë me një shpirt shumë human, shpresojmë që qëllimi i tij i vetëm të jetë qyteti i Tiranës. Problemi kryesore ishte reforma për arsim që po bëhet në Kuvendin e Shqiperisë, kjo reformë sjell shumë pakënaqësi për ne. Rritja e tarifave, pa dashur ta politizojmë është rritur reth 35 % kjo bën që shumë studentëvë t’i ndërpritet ëndrra universitare. Të mos barazohet tarifa a publikut me provatin, përballimi i kësaj tarife të mos bëhet nga familjarët por nga shteti”, tha një prej studentëve. Ndërkohë që , Halim Kosova nga ana e tij preferoi të mos prononcohej për mediat.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO