Kandidati i PD sulmon LSI:E përdorni
partinë për biznes, do dilni të fundit

Kandidati i PD sulmon LSI:E përdorni<br />partinë për biznes, do dilni të fundit
Pas replikave të forta në distancë mes PS dhe LSI, ndërhyn kandidati i PD në qarkun e Tiranës, Blendi Sula, i cili shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim flet sikur ka qenë në opozitë, ndërsa ka qenë në pushtet në 8 vitet e fundit me PD dhe PS.
 
Ai shprehet se LSI e përdor partinë si biznes i keq privat që detyron punonjësit të punojnë në kushte mjerane vetëm duke i kërcënuar me bukën e gojës.
 
Blendi Sula duke ironizuar numrin në të cilën ndodhet LSI në fletën e votimit dhe sloganin e tyre, thotë se “LSI do te jetë e para por nga fundi”.
 
Statusi i Blendi Sulajt
Duan te jene force e pare, kane 8 vjet ne pushtet dhe flasin si opozite per largim te oligarkeve, pra largim te vetvetes.
 
Ky eshte trendi me i fundit i nje partie qe per 8 vjet sa djathtas e po aq majtas ka qene ne qeverisje , ka perfituar dhe abuzuar me te e sot na flasin si te lare e te paperfshire e madje akuzojne pushtetin.
 
Ke akuzon LSI per keqqeverisje?Vetveten? Kush i ka patur postet me te rendesishme ne kabinete qeveritare si me Berishen si me Ramen? Ku e kishte vullnetin per tu dhene nje shans shqiptareve ne keto 8 vite LSI?
 
Nese oligarket, per te cilet flisni sikur te jeni ne opozite, do ti kishit ndeshkuar me reforma dhe projekte per shqiptaret atehere ndoshta mund te shkonit ballehapur para elektoratit. Por ju jo vetem qe nuk e bete kete, por e perdoret partine si biznes i keq privat qe detyron punonjesit te punojne ne kushte mjerane vetem se u kercenoni buken e gojes.
 
Mos e humbisni as qetesine e as dashurine miq te LSI, eshte koha te kuptoni rendesine e votes se qytetareve dhe jo te kartonave ne parlament qe i keni perdorur si shantazhe here djathtas e here majtas.
 
Eshte koha dhe momenti qe shqiptaret tu tregojne qe nuk mund tu behet presion me buken e gojes.
Eshte koha qe shqiptaret te bashkohen rreth alternatives se djathte.
 
Alternativa jone e ka treguar me vepra se punon per shqiptaret, duke liberalizuar vizat, duke anetaresuar vendin ne NATO, duke realizuar projekte madhore si ajo e rruges se kombit, rruga e Elbasanit apo projekte qe ua ka bere jeten me te mire shqiptareve.
 
Ne kemi nje program, ate qe aplikon Donald J.Trump. Vendet e punes dhe ekonomia e forte per shqiptaret eshte programi yne i qeverisjes se drejte.
 
Bashke do t'ia dalim. LSI do te jete e para por nga fundi. Shqiptaret e dine kete dhe do e tregojne me vote me 25 qershor.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024