Kandidati i PD-AN në fshatrat e Rrogozhinës, Mediu: Të dalim dhe të votojmë masivisht

Në kuadër të fushatës elektorale, kreu i PR-së , i cili është kandidati i renditur i shtati i 'Aleancës për Ndryshim' në Qarkun Tiranë, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës.

Mediu theksoi sukseset që  ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së  Stabilizim-Asociimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që  të  votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë  shqiptarëve në  këto 8 vite.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të  reflektonin mbi përgjegjësitë  që  kanë  dhe vuajtjet që populli shqiptar ka kaluar ndër vite, të  dilnin dhe të  votonin masivisht pavarësisht bindjeve dhe të mendonin për të  ardhmen e vendit dhe të  familjarëve të  tyre.

“Të rikthejmë edhe njëherë dinjitetin dhe vlerën tonë si qytetarë dhe si komb, që mundësisht ne, si shqiptarë që flasim shumë për kombin shqiptar, të jemi shqiptarë të bashkuar nesër në Europën e bashkuar”, tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën