Roland Bejko takim me banorët e Laprakës: Ta shpëtojmë nga duart e Ramës, Metës e Berishës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Laprakës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj. Bejko u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa i ftoi qytetarët ta votëbesojnë më 14 maj për t’i kthyer frymëmarrjen Tiranës.

Bejko u shpreh se duhet ta shpëtojnë Tiranën nga duart e Ramës, Metës dhe Berishës dhe t’ua kthejnë atë qytetarëve, duke i dhënë frymëmarrje turizmit, bujqësisë, arsimit, kulturës.

“Qyteti ynë nuk merr frymë, ndërsa po vjen vera të merr tmerri nga fakti që s’do kesh ujë të pijshëm, ujë për t’u larë, gatuar, që s’do kesh ku t’i shpëtosh zhurmës dhe pluhurit, s’do kesh ku të çosh fëmijët të luajnë e sdo kesh gjë tjetër veçse të ikësh nga qyteti, pra larg tij. Shumica e njerëzve i refuzuan ata të tre, Ramën, Berishën dhe Metën, dhe i refuzuan edhe çirakët e tyre që kandidojnë, Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin. Ne do e fitojmë besimin e tyre natyrisht dhe për këtë do përpiqemi çdo ditë, që të marrim në dorë fatin e qytetit për të bërë Tiranën të jetueshme, njerëzore dhe për t’i dhënë saj frymëmarrje. Me qëllim që t’i japim frymëmarrje biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh.

T’i japim frymëmarrje arsimit, kulturës, dijes. Të ndërtojmë shkolla, kopshte, çerdhe. T’i japim frymëmarrje duke lehtësuar trafikun. T’i japim frymëmarrje duke zhvilluar bujqësinë në fshat, duke ndërtuar 250 km rrugë që i mungojnë fshatrave rreth Tiranës dhe duke i nxjerr prodhimet e tyre në treg. Në tregun që ne duam ta ndërtojmë në pesë pika në hyrje të Tiranës, pra në ato që ne i kemi quajtur pika policentrike. Ne duam t’i japim frymëmarrje Tiranës edhe duke ruajtur trashëgiminë kombëtare duke trashëguar gjithçka të mirë që ka ky qytet me qëllim që ta bëjmë të shitshëm në tregun ndërkombëtar, pra turizimi. Ne duam t’iu japim frymëmarrje njerëzve të lirë të qytetit të Tiranës dhe ta shpëtojmë nga kthetrat e oligarkisë financiare, nga kthetrat e oligarkisë politike dhe nga kthetrat e krimit të organizuar që në Tiranë ka pastruar në këto dy vite jo më pak se 1.6 mld euro. Ne duam ta shpëtojmë Tiranën nga betonizimi dhe t’i japim frymëmarrje në hapësira publike në hapësira të gjelbërta. Ne duam të jetojmë dinjitoz në qytetin tonë. Më 14 maj ju ftoj të votoni numrin 6 kandidatin e PD, Roland Bejko dhe numrin 9 Partinë Demokratike”, tha Bejko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Alibeaj: PD në sulm nga 'trinia e pashenjtë' Rama-Berisha-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me banorët e Laprakës ku prezantoi edhe kandidatin për Tirannë, Roland Bejkon. Alibeaj tha se Partia Demokratike është vënë në agresion të trefishtë nga trinomi Rama-Berisha-Meta.

“Bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Kjo trini e pashenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe.”

Për Alibeajn, çdo votë për Berishën, shkon për pazarin e radhës të Ilir Metës.

“Parti të rithemeluar me Ilir Metën e 2013-ës që ka përçudnuar edhe vet simbolet e demokratëve. Ke shkuar te shtëpia e pazarxhinjve politikë dhe thjesht dhe vetëm ke pranuar pazarin politik. Në aleancën Meta dhe Berisha, ka vetëm vend për gjeste anti-politike, anti-qytetare dhe anti-qesharake”.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi ri: 29/04/2023 17:37

    Ky e ka te sigurt fitoren kot ben fushat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë