Kandidat për SPAK/ Altin Dumani në 'sitën' e Vetting-ut, vëzhguesi ndërkombëtar asnjë pyetje

Kandidat për SPAK/ Altin Dumani në 'sitën' e Vetting-ut, vëzhguesi ndërkombëtar asnjë pyetje

Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në procesin e Vetting-ut ditën e sotme për 'çudi' nuk ka bërë asnjë pyetje në seancën e prokurorit Altin Dumani.

Jacobs në seancat e mëparshme ka qëndruar me 'dorë të hekurt' ndaj atyre që kanë hyrë në sitën e Vetting-ut duke bërë pyetje që kanë ndikuar edhe në kalimin apo jo të kësaj prove, por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk ka bërë pyetje për Dumanin.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Sa i përket seancës në KPK, ILDKPI ka raportuar se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe se nuk ka bërë fshehje dhe ka burime të ligjshme financiare.

" Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Përputhen deklarimet me dokumentat përfshirë edhe të dhënat e drejtorisë së pastrimit të parave që transaksionet i konsideron të sakta dhe pa probleme. Ai ka deklaruar se banon në një shtëpi të prindërve të gruas dhe apartamentet e tij i ka lënë me qira. Komisioni thotë se Dumani nuk ka paguar tatimin për qiratë, por ka sjellë prova që do të shqyrtohen. Nuk rezulton të ketë dyshime për përfshirje në aktivitete të paligjshme. Deklarimet e Dumanit përputhen me dokumentat e administruara nga institucionet. Pagesa është bërë në dy këste 9 mijë euro cash nga kursimet, 42 mijë euro (ose 50 mln lekë) kredi kësti i dytë.

Dumani ka pronësi një apartament me vlerë 50 mijë euro, ku 5 mln lekë i ka marrë kredi. Apartament blerë në 2006. Ai zotëron një sipërfaqe 29 metra katrore ambient (zyre). Blerë në shumën 28 mijë euro. Dokumentat përputhen me dokumentat në hipoteke KPK: DSIK konstaton përshtatshmërinë e Dumanit për të vijuar detyrën." këto ishin disa nga gjetjet e KPK për Dumanin.

Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK dhe në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë.  

Dumani i cili deri më tani mban detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësistë e larta profesionale.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhike: 31/07/2019 18:32

    Ky eshte djale korrekt i sjellshem Me pershtypjet me te. Mìŕa nga Saranda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?