Kandidati Primareve akuza Bashkisë së Vorës: Për 4 vite janë dhënë 11 tendera korruptivë me vlerë 14 mln euro, SPAK të hetojë

Kandidati për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha në një deklaratë për mediat ka bërë një denoncim kundrejt Bashkisë Vorës, të cilën e akuzon se janë dhënë tendera korruptivë për të vjedhur dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i dobishëm për punën e qytetarëve.

Në deklaratën për mediat, Hoxha tha se gjatë katër viteve janë dhënë janë dhënë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro dhe i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto tendera.

Hoxha tha se më 14 maj bashkia e Vorës do t’i kthehet qytetarëve dhe do t’i jepet fund korrupsionit dhe vjedhjes.

Të nderuar shqiptarë! Të nderuar qytetarë të Bashkisë Vorë! Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit. Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës. Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.

Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove. Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë. Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.

Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për kater vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qyetarëve të Vorës. Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.

Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë insitucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjes, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë. Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.

Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhë një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës. Të gjithë personat që kanë abuzuar me parate e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojNë!

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 21/03/2023 12:17

    Mir e ke ushtari sali qenit te mbushur e ka se ne kohen e tyre e kan ndritur. Dhe cesht e drejta po presim me padurim kur po vini ju!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ju kokrrat e hajduteve bashk me ilir spiunin. Hajde hajde se do maresh nga tre ate me te gjatin. Si se kuptoni mor legena se votuesi sdo tju shohin me sy e Jo me tju votoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër