Kandidatja e ekstremit të djathtë:
Deri të dielën pres të tjera sulme

Kandidatja e ekstremit të djathtë:<br />Deri të dielën pres të tjera sulme
Këtë të dielë Franca i drejtohet kutive të votimit për të votuar në raundin e parë tyë zgjedhjeve presidenciale ku në garë janë 11 kandidatë.

Le Pen është kandidatja eurospektike dhe që ka dalë hapur kundër emigracionit, madje duke premtuar se do të mbyll kufijtë dhe do të ndërmarrë të njëjtën nismë si Brexit duke nxjerrë vendin nga unioni. Por vetëm një ditë pas sulmit reagon duke thënë se në ditët në vijim pret të tjera atentate.
 
Nuk flas më shumë, por e dimë që shteti islamik ka dërguar të paktën nje terrorist për të kryer atentat, një tjetër është vërdallë pra rreziku është shumë i lartë’. Do të mbyll menjëherë kufijtë francezë, do të pezulloj traktatin Schengen dhe do të largoj të gjithë individët të identifikuar nga shërbimet sekrete me shkronjë S”.

Le Pen shtoi se vendi është në luftë kundër një totalitarizmi monstruoz duke bërë thirrje se duhet unitet i kombit dhe kthjelltësi.

Pas sulmit të mbrëmshëm terrorist liderja e Frontit Nacional, Marine le Pen dhe kandidati i qendrës së djathtë, François Fillon i anuluan impenjimet e parashikuara për të premten, që është dhe dita e fundit e fushatës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë