Kandidatura për Bashkinë e Tiranës
 Sazan Guri prezanton programin

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës<br /> Sazan Guri prezanton programin
TIRANË - Ambientalisti Sazan Guri ka bërë sot publik programin e tij nëse do të shpallet fitues i garës për Bashkinë më të madhe në vend atë të kryeqytetit.

Ndërsa dje ai shpalli kandidimin për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Sazan Guri  sot ka bërë publike edhe platformën e tij , ku përfshihe shumë ndërhyrje ekologjike., por edhe ndalimi ndërtimeve.

“Motoja e fushatës është ‘Tirana e Shpresës”- tha Sazan Gur duke parashtruar edhe platformën e tij. 
 
“Motoja e fushatës është ‘Tirana e Shpresës. Programi ynë është në shërbim të qytetarit. Nuk do jemi pjesë as e koalicionit të majtë dhe të djathtë. Disa pika të programit ‘stop ndërtimeve brenda vijës së verdhë të Tiranës’.Do të mbrojmë hapësirat publike, do shtojmë hapësirat e gjelbërta. Ujë të pastër dhe të pijshëm për qytetarët e Tiranës. Korsi të veçanta për përdoruesit e biçikletave.”- Theksoi ndër të tjera  Sazan Guri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve