Kandidatura për President
Berisha: As Topi, as Nano

Kandidatura për President<br />Berisha: As Topi, as Nano
Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh mbrëmë kategorikisht kundër rikandidimit të Bamir Topit si president i vendit. Ai gjithashtu u shpreh kundër kandidaturës së ish-kryeministrit Nano.
Kryeministri i Republikës,  ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në tv Klan, ku ka folur gjatë për aktualitetin shqiptar dhe ka prekur mjaft tematika të ndryshme.

Emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu nisi me qartësimin e kushteve shëndetësore të kryeministrit, duke iu referuar kolapsit të Berishës gjatë fjalës në festën e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Berisha shpjegoi se bëhej fjalë vetëm për një virozë të lehtë, e cila u përkeqsua nga stresi dhe ambienti i ngrohtë në sallë.

“Në realitet nuk e ndërpreva fjalën gjatë festës, më ngelën pa përfunduar vetëm 4 fjali. Debulesa erdhi si efekt i një viroze, e cila u amplifikua nga ambienti i ngrohtë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Jam më se i shëndetshëm, madje nga analizat rezultoi se kam një organizëm në gjendje të shkëlqyer” u shpreh Berisha.

I pyetur nga Fevziu se si e konsideronte urimin i shërimit të shpejt nga ana e Ramës, Berisha iu përgjigj shkurt se edhe "ai më parë i ka bërë urime të tilla liderit të PS."

Për sa i përket mungesës së Topit në festën e 21 vjetorit të krijimit të PD, dhe pas konstatimit të Fevziut që Topi ishte ftuar por nuk erdhi, Berisha iu përgjigj se “nuk e kam një informacion të tillë mbi ftesën e Topit, por di që Topi nuk mund të ishte i pranishëm prej votës, tashmë Topi i përket më tepër PS-së se PD-së”.

Berisha foli gjithashtu edhe mbi zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës dhe qartësoi fajlët mbi një kandidim të mundshëm të Fatos Nano nga ana e PD.

“Nuk mund të ekzistojë që Fatos Nano të kandidoj me PD në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai është lideri spiritual i Partisë Socialiste. Partia Demokratike do të ketë kandidatin e vet, që absolutisht nuk do të jetë Bamir Topi” tha Berisha.

Berisha u shpreh edhe mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit nga ana e PS, Duke e konsideruar si një fabrikim të Edi Ramës.

“Avokati i Popullit duhet ti përkasi popullit, nuk duhet ti përkas asnjë ngjyre politike, por ky u fabrikua nga Rama brenda PS. Avokati i Popullit u krijua në bunkerin e PS. Ky zotëri është një sponsorizim i Koco Kokdhimës, ai u propozua nga Koco. Totozani është nisur si avokat i Kocos dhe unë shpresoj me gjithë zemër që të kthehet në Avokat të Popullit” u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjatë emisionit i pyetur nga Fevziu nëse e ka lexuar në të vërtet librin e fundit të Ramës, Kurban-in, duke qenë se Rama e konsideron Berishën si lexuesin e tij më të dedikuar, Berisha tha se “ nuk e kam lexuar “Kurban”, por vetëm publikimet e gazetave, duke qenë se jam një lexues i dedikuar i gazetave. Jam kryeministër nuk mund të lexoj libra mediokër”.

Debati vazhdoi edhe me kushtet ekonomike të vendit dhe sa i prekshëm mund të jetë nga kriza.

“Shqipëria nuk është në krizë ekonomike dhe nuk ka për tu prekur kurrë prej saj dhe kjo falë modelit të shkëlqyer ekonomik të cilin e implementuam në vitin 2007. Ky model ka treguar se është një model solid dhe i paprekshëm nga kriza” tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online