Kandidimi i shqiptares në Kongresin
Amerikan entuziazmon Bill Clinton

Kandidimi i shqiptares në Kongresin<br />Amerikan entuziazmon Bill Clinton
Suzanna Shkreli, shqiptarja e parë që kandidon për kongresiste në Michigan, ka pasur një takim të papritur me ish-Presidentin Bill Clinton.
 
Takimi i shqiptares me Clinton u zhvillua gjatë paradës për Ditën e Punës në Michigan.

Në një shënim në Facebook, Shkreli është shprehur se ka falenderuar ish-presidentin amerikan, për çfarë kishte bërë për shqiptarët, gjatë kohës që drejtonte Shtetet e Bashkuara.

Ai u entuziazmua kur i tregova se isha shqiptaro-amerikane e brezit të parë që po kandidoja për Kongres”, shkruan Suzanna, duke thënë se nëse fiton në nëntor do të hyjë në histori.

Ndihmës-prokurorja 29-vjeçare ka hyrë në një garë jo të lehtë përballë kongresistit republikan në fuqi, Mike Bishop, në Distriktin e 8, Michigan, të Shteteve të Bashkuara.

Ajo e filloi fushatën me vonesë, pas tërheqjes së një kandidate fillestare, por është optimiste se, përkundër kushteve, do të ketë sukses në nëntor.

Në marshimin e sotëm me sindikatat punëtore, ka folur kundër marrëveshjes tregtare të Paqësorit, të Presidentit Obama, që mund të humbasë vende në Michigan dhe ka marrë pjesë në disa takime publike ku është prezantuar nga Demokratë të njohur të shtetit.

Zgjedhjet për Kongresin, ashtu si ato presidenciale, do të mbahen në 8 nëntor./Illyria

bill clinton

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët