Kandidati i shumëpërfolur i PD për Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti ka nisur fushatën elektorale me një dalje sot në protestën e pedagogëve. Alimehmeti u shfaq në krye të saj me një fjalim politik, pasi në vend të kërkesave për pagat e pedagogëve, mesazhi i tij u përqendrua tek Tirana, çka përforcon idenë se kjo është një nisje jozyrtare e fushatës si kandidat i PD.

Ndërkaq, mediat pranë opozitës po i japin hapësirë mediatike Ilir Alimehmetit. Jo më larg se dy ditë më parë, televizioni Syri Tv i kushtoi një emision të tërë Alimehmetit. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, zgjedhur nga Kuvendi Komabëtar i mbajtur nga Sali Berisha. Por nuk dihet ende nëse Sali Berisha e ka diskutuar emrin e Alimehmetit edhe me Ilir Metën, apo është një vendim i njëanshëm i tij.