Kandidimi në PS, Ndocaj ndryshon
mendim: Është thjeshtë thashethem

Kandidimi në PS, Ndocaj ndryshon<br />mendim: Është thjeshtë thashethem
TIRANE- Një ditë pas bërjes publike të lajmit se Eduart Ndocaj do kandidonte për postin e Kryetarit të Partisë Socialiste, kundrejt kryeministrit Edi Rama, Ndocaj ka ndryshuar mendim, duke e konsideruar këtë lajm si një thashethem.

Janë të gjitha trillime të mediave në lidhje me kandidimin tim për kreun e Partisë Socialiste përballë Kryeministrit Rama, pasi nuk ka asgjë konkrete” ka thënë Ndocaj.
 
Sipas tij brenda Partisë Socialiste nuk ka rival, pasi të gjithë janë për një qëllim.
 
Deputeti Ndocaj i është përgjigjur edhe deklaratës së Ben Blushit i cili një natë më parë e ka krahasur me Kryeministrin Rama.
 
Keto deklarata Deputeti i Qarkut të Lezhës i bëri pas një statusi që hodhi mbrëmë në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se do ishte një nga kandidatët e PS-së për të drejtuar këtë forcë politike.

Hyrja e statutit të PS fillon me nënvizimin se Demokracia e brendshme është shtylla kryesore e funksionimit të PS. Tashmë kemi një datë të caktuar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri ose rikonfirmin. Kjo datë është 19 Mars. Gara demokratike dhe garimi janë pjesë të rëndësishme që e shëndoshin PS-në”,-shkruan Ndocaj. Ai vijon se askush nuk duhet të ketë fobi nga gara, teksa thotë se rruga politike i ka dhënë shumë mësime. “Askush nuk duhet të ketë fobi për kandidimet si dhe kushdo që mendon se mund të jap diçka të re mund e duhet të garojë për kreun e PS.

Rrugëtimi i z. Ndocaj nga 2013 deri më sot ka qenë relativisht i gjatë dhe i ndryshëm nga të tjerët. Në rrugëtimin e tij z. Ndocaj ka parë shumë gjëra të pa pëlqyera të politikës shqiptare”,-thuhet në reagimin zyrtar të tij. Më tej deputeti i njohur si “kaubojsi” shprehet se në 3 muaj qytetarët e kanë frymëzuar atë për të marrë përgjegjësi më të mëdha.

Një frymë e re është në shërbim të një politike të re e në shërbim të qytetarëve. PS mbetet partia më e madhe në vend me potenciale të jashtëzakonshme. Qytetarët në këto tre muaj e kane frymëzuar z. Ndocaj për të marrë përgjegjësi e iniciativa më të rëndësishme se sa ajo e mandatit të deputetit”,-shkruan Ndocaj.

Në përfundim të fjalës së tij, Ndocaj thotë se karrigia e deputetit është e vogël për të bërë ndryshime kaq të mëdha siç ai thotë se është i gatshëm të bëjë. “Mandati i deputetit në një lojë politike të mbyllur është i pa mjaftueshëm për të kontribuar në proceset e rinovimit të mendësisë politike e modelit politik shqiptare. Çdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do të jetë serioz e do të shkoj deri në fund”- përfundon Ndocaj.

Deputeti i PS së, Ben Blushi ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PS së nëse do të ketë zgjedhje të lira në Kongresin e PS së, më 19 mars.

Sigurisht që unë do të kandidoj nëse do të ketë zgjedhje të lira në kongres”, deklaroi në emisionin “Top Story”. Ai madje tha se është në gjendje që ta drejtojë Partinë Socialiste më mirë se Edi Rama. Ai ka bërë ironi edhe për kandidatin tjetër, duke thënë se Ndocaj dhe Rama janë shokë bashkë. Blushi tha se ata do t’ja bëjnë më të lehtë garën për kreun e PD-së. “Edi dhe Eduarti janë shokë dhe më vjen mirë që do kandidojnë me njëri-tjetrin. Do të ma bëjnë dhe mua më të lehtë, pasi do t’i ndajnë votat bashkë. Po, janë shokë, se kush e futi në listat e kandidatëve Eduartin? E futi Edi. Janë shokë dhe rivalë me shumë të përbashkëta”, ka thënë Blushi.

Ai tha se Partia Socialiste është një parti që e ka humbur konceptin e majtë, pasi në të afrohen vetëm biznesmenë dhe nuk ka program. Blushi tha se në partitë e majta, që kanë në program ngritjen e taksave për të pasurit dhe uljen e taksave për të varfrit nuk kanë pse afrohen biznesmenë.

Mirëpo, në rastin e PS së, sipas tij, nuk ka program dhe këta biznesmenë vijnë për të përfituar sepse politikat e majta nuk zbatohen. Ai tha se dekriminalizimi erdhi pikërisht prej PS së, e cila afroi banditë në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit, sipas Blushit, PS­në e votuan vetëm 1 në 4 votues.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur