Gjergj Hani, ish-i burgosur politik gjatë diktaturës komuniste dhe ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, është ndarë nga jeta këtë të enjte, 12 nëntor, në moshën 57-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Familja ka njoftuar se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet ditën e premte, në qytetin e tij të lindjes, Durrës.

I lindur më 13 maj 1969, Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjeç kur, në vitin 1985, tentoi të arratisej nga Shqipëria. Ai u arrestua dhe u torturua nga regjimi komunist, ndërsa u dënua me 5 vite burg, duke vuajtur dënimin edhe në burgun e Qafë-Barit.

Në vitin 1987, Hani u dënua sërish me 11 vite të tjera burg, nën akuzat për “agjitacion e propagandë” dhe “tradhti ndaj atdheut”.

Pas rënies së komunizmit, ai u angazhua në jetën publike dhe politike. Në qershor të vitit 2023, Hani u bë i njohur për publikun e gjerë kur shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, duke hyrë në garë përballë Lulzim Bashës.