Me vendim të Këshillit të Ministrave janë shkarkuar gjashtë Prefektë të cilët kandidojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Mes tyre është edhe Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili kandidon në siglën e PS-së në qarkun e Tiranës. 

Prefektët e larguar nga detyra:

Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit

Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës

Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit

Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës

Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës

Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com