Kandidon në zgjedhjet vendore për bashkinë e Durrësit, Igli Cara lirohet nga posti i kreut të degës së PD-së, ja kush e zëvëndëson

Kandidon në zgjedhjet vendore për bashkinë e Durrësit, Igli Cara lirohet nga posti i kreut të degës së PD-së, ja kush e zëvëndëson

Igli Cara

DURRËS- Igli Cara nuk do të jetë me kreu i Partisë Demokratike në Durrës, kjo për shkak se ai do të kandidojë në zgjedhjet vendore e 2023-shit për këtë bashki. Kandidimi për kreun e bashkisë së Durrësit, sipas statutit të PD-së i heq atij të drejtën për të mbajtur postin e kreut të degës.

Strukturat drejtuese kanë komanduar në krye të PD dega Durrës, Dritan Burgijan, i cili deri më tani ka mbajtur postin e nënkryetarit.

Sakaq në postin e Burgijas si nënkryetar, është emëruar Elvis Shuaipi. Këto ndryshime në degën e PD-së Durrës janë miratuar nga Flamur Noka si sekretar i përgjithshëm i Rithemelimit.

Igli Cara do të kandidojë në zgjedhjet vendore për bashkinë e Durrësit. Cara u zgjodh si kandidat pas procesit të primareve që u zhvillua nga Sali Berisha. Mes katër kandidatëve në garë, Cara ishte më i votuari me 1398 vota.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë