Asja Sina është vetëm 17 vjeç. Nuk ka shumë kohë që u shpall kampione në sportin e hedhjes së gjylës në kampionatin dimëror të atletikës. Ajo ushtron gjithashtu edhe hedhjen e shtizës dhe diskut. Drejt këtyre sporteve e shtyu zysha e 9-vjeçares.
“Ajo që më prezantoi me këto gara është zysha ime e 9-vjeçares Laura Derhemi, e cila në klas të tetë më dërgoi te garat e atletikës. Që atëherë u dashurova me hedhjen e shtizës, gjyles dhe diskut.”
Sina thotë se kushtet për të ushtruar këto sporte janë shumë të vështira dhe ky është një shkak për reduktimin e vajzave në disiplinat në fjalë.
“Për fat të keq numri i vajzave që merren me garat e hjedhjes është pakësuar. Mund të jenë 10 ose vajza që merren me këto sporte akoma. Kjo për shkak se nuk kemi ambiente sportive dhe vegla.”
Kur pyetet se çfarë dëshiron me patjetër të ndreqet në sportin e hedhjes së gjylës kampionia përgjigjet:
“Unë do doja të kisha më shumë konkurencë sepse konkurenca është ajo që më shtyn mua të kap arritje më të larta.”
Në të ardhmen 17-vjeçarja synon të përmirësojë vetveten, për të arritur rezultate më të mira.
“Pretendimet e mija për të ardhmen është të ruaj titullin kampione në hedhjen e gjyles dhe shtizës si dhe të përmirësoj rezultatet e mija akoma më shumë.”