Kanionet e Shqipërisë bukuria për t’u zbuluar

Kanionet e Shqipërisë bukuria për t’u zbuluar

Kanionet e Shqipèrisë

Edhe disa ditë dhe ne do të nisemi për një eksplorim të ri në Shqipëri, shkruan faqja e specializuar për kanionet, canyonisme.net.

Pas eksplorimit, pranverën e kaluar dhe hapjes së kanioneve në luginat e Osumit dhe Vjosës, potenciali i këtij vendi jo shumë të njohur të Ballkanit për kanionet ishte i qartë. Ai është i fortë. Jemi rikthyer në vjeshtë për të trajnuar të rinjtë shqiptarë në praktikën e kanionit dhe për të vazhduar të zbulojmë vende të reja.

Dy ekipe të tjera eksplorojnë vendin në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën zonë të Tepelenës. Megjithatë vendi është shumë i madh dhe mbeten ende shumë lumenj për t’u zbuluar. Këtë pranverë do të rikthehemi për të vazhduar zbulimin e vendit dhe të kanioneve të tjera. Eksplorimi do të zgjasë dy javë. Ai do të përqëndrohet në dy lugina kryesisht, luginën e Devollit dhe kampi bazë të Gramshit dhe luginën e Vjosës dhe qytetin e Përmetit.

Do të bëhet gjithashtu një udhëtim në Luginën e Osumit për të përsëritur disa kanione të mëdha të Beratit. Mbeten në çdo luginë dhjetëra vende për t’u eksploruar. Por, logjistika fillon të bëhet më komplekse sapo i afrohesh me automjetet 4×4 terrenit, ku detyrimisht duhen kampingje. Shqipëria do të jetë për disa vite një tokë e bukur për t’u eksploruar për kanionet e saj./ata/

canyonisme.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë