Kanioni përpiu 25-vjeçaren, Holta zonë e ndaluar! Drejtori i Zjarrfikëses: E frikshme, vëllai nuk dilte pa motrën (VIDEO)

Kreu i Zjarrfikëses në Gramsh, Ilir Llapushi një ditë pas ngjarjes së rëndë në kanionin e Holtës ku u mbyt një 25-vjeçare nga Lushnja pasi ka rrëfyer të gjithë kronologjinë ka deklaruar se turistët nuk do të lejohen që të futen, pasi ka rrezik.

"Dje ishim pushim, vetëm turni i gatishmërisë ishte në punë. Ne u njoftuam nga policia që në kanion po mbyteshin disa turistë si pasojë e shirave që ranë në male duke rritur nivelin e ujit. Arritëm këtu me të gjitha forcat dhe u futëm menjëherë duke carë dallgët e lumit. Duke u kacavirur gjejmë tre fëmijë dhe një të rritur, i marrim në shpatulla dhe i nxjerrim jashtë rrezikut. Rifutemi përsëri, por kanioni bëhej më i vështirë.

Kur erdhëm ne vajza sipas parashikimeve tona ishte mbytur, por ne shpresonim të ishte gjallë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit. Vëllai kërkonte motrën, u munduam ta qetësonim, por nuk pranonte që të dilte.

Aty gjetëm një 55-vjeçar që kishte hipur në një shkëmb. Sot ka akoma turistë, kjo është dicka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet. Në vijim do të bëjmë sensibilizimin e guidave për të marrë informacion për rrezikshmërinë që ka kanioni.

Këtu duhet të vihet një person për të bllokuar turistët që të mos hyjnë në kanion në kohë të keqe. Falenderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi kur vjen Holta është e frikshme" deklaroi ai.

25-vjeçarja Desantila Sollaku u mbyt pasditen e se dielës në kanionin e Holtës ndërsa 6 persona të tjerëu shpëtuan. Shkak për këtë ngjarje u bë vërshimi i fuqishëm i ujërave të lumit nga shirat. Në momentin e vërshimit të ujërave brenda në kanion ishin 105 persona të cilët kishin ardhur në disa grupe.

Ora 20:42
Mbytet një vajzë në kanionin e Holtës, shpëtohen 6 persona mes tyre 4 fëmijë (FOTO)
  • /G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Vareze (Milano): 15/07/2019 13:09

      Komandanti i zjarrfikseve Gramsh kulmi, fundi i botes.Nje person me probleme me drejtesine ne Itali.Mbyll gjerat me drejtesine mor cun pastaj dil neper intervista. Fundi jot eshte shume afer.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

    Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë