Ështe evituar në kohë një tragjedi e mundshme familjare në fshatin Brakile të Gramshit paraditen e sotme.  Policia ka arritur në kohë të neutralizoje një shtetas Bafti Ahmeti i cili hodhi një granatë në banesën e të afërmeve të tij me pronar Zef Cenkollin pas një konflikti për motive pronësie. Ahmeti tentoi të merrtë dhe një tjetër granatë por në këtë moment u arrestua nga bluta që ishin njoftuar për ngjarjen.
Pas kësaj policia tha se bllokoi në banesën e autorit edhe 6 granata të tjera si dhe dy kallëpe triptoli.Dy familjet prej kohësh ishin pëfshirë në një konflikt më njëra tjetrën për motive pronësie.