Kanosën me armë pronarin e një lokali në Mat, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim vëllai (EMRI)

Kanosën me armë pronarin e një lokali në Mat, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim vëllai (EMRI)

Foto Ilustruese

MAT- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penalesi: Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”.

Në prangat e policisë ka rënë Alban Uka, banues në Tiranë.

27-vjeçari në bashkëpunim me vëllain e tij me iniciale A. Uka që është ende në kërkim janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik disa herë në ajër dhe më pas e kanë goditur me qytën e pistoletës. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Alban Uka, 27 vjeç, banues në Tiranë 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç . 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas kia vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84,278/1, 274, 150 , 89,e 25 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana