Kanosën me thikë një 27-vjeçar në Gramsh, në kërkim 2 autorët! Nën hetim shoferi në Elbasan u përplas me barrierën anësore, ndërroi jetë një 70-vjeçar

Kanosën me thikë një 27-vjeçar në Gramsh, në kërkim 2 autorët! Nën hetim shoferi në Elbasan u përplas me barrierën anësore, ndërroi jetë një 70-vjeçar

Foto ilustruese

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia pasi ditën e djeshme kanosën me thikë një 27-vjeçar në Gramsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë, një 27-vjeçar.

Vijon puna për kapjen e shtetasve D. S. dhe A. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit K. Sh., 25 vjeç, 2 shtetas të mitur 10 vjeç dhe 15 vjeç, si edhe S. Sh., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.

Në përditësim... 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë