'Dua paratë, mos harro ke fëmijë për të rritur', kanosi biznesmenin për t’i marrë 500 mijë euro, arrest me burg për Fletur Zanin, i dënuar

TIRANË - Gjykata e Tiranës lë me burg Fletur Zani 31-vjeçarin i cili u ndalua për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 500 mijë eurosh pasi do t'i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati. Në një mesazh të tij drejtuar biznesmenit, ai i tha që po të bëj një ulje prej 100 mijë eurosh ose përndryshe do të pendohesh.

Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31 vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31 vjeçarit.

Në përfundim të përballjes gjykata vendosi të lere në burg 31 vjeçarin. Mësohet se pak vite më parë  është arrestuar për moskallëzimi krimi.

31-vjeçari vjeçari Zani dyshohet dyshohet se ka pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më datë 02.11.2014, ku rreth orës 22:45 në rrugën “Pandi Dardha” Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Erjon Kapollari.
 

Fletur Zani i arrestuar në 2014

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës