Parandalohet një krim në familje në qytetin e Fierit. Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga 27 vjeçarin Ervin Saliajn, pasi rreth orës 17.00 të së hënës, në lagjen “Apollonia” ka kërcënuar me jetë ish bashkëshorten e tij, shtetasen E.S, 27 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se ata kishin një vajzë bashkë dhe prej disa kohësh ishin divorcuar.
Gjykata i kishte dhënë të drejtën e mbajtjes së fëmijës të ëmës por Ervin Saliaj kishte thyer urdhrin e gjykatës dhe e mbante vet vajzën. Ndërkohë 27 vjeçari Saliaj ishte një familjarë problematik dhe rezultonte me precedent penal të mëparshëm për dhunë në familje.
Mbi 27 vjeçarin rëndojnë akuzat “Dhunë në familje”, “Kanosje serioze për hakmarrje”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com