Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga 29-vjeçarin, Zef Çobajn.
Blutë e Shkodrës kanë sqaruar se në fshatin Rragam, Çobaj ka kanosur dhe ka dhunuar fizikisht në banesë bashkëshorten e tij.
Sapo blutë e Shkodrës kanë shkuar në banesën e tij, Çobaj ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit.
Çobaj është ndjekur nga policia, ku më pas edhe është prangosur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Komento