Të gjitha fluturimet që nisen nga aeroporti i Mançesterit po përballen me anulime dhe vonesa pas ndërprerjes së energjisë në zonë.
Problemet me furnizimin me energji elektrike në zonën lokale ka prekur aeroportin dhe disa ndërtesa të tjera.
Sipas Sky News terminalet 1 dhe 2 janë prekur rëndë, ndërsa Terminali 3 është në punë.
Pasagjerët tashmë brenda aeroportit përballen me vonesa të konsiderueshme dhe anulime të mundshme, ndërsa fotot tregojnë radhë të mëdha njerëzish këtë mëngjes.
Komento