Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer këtë të diel në kaos për shkak të përplasjes së 5 mjeteve.

Përplasja ka ndodhur mesditën e kësaj të diel në zonën e Sukthit. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.

Si pasojë, në autostradë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Aktualisht autostrada është hapur dhe po tentohet normalizimi i trafikut.