Ndërsa ende gjithçka mbetet për tu sqaruar në rastin e 54 emigrantëve të shpëtuar nga “Mediterranea”, të cilët Malta është gati ti pranojë, duket se një front i ri sapo është hapur.
Anija Alan Kurdi me flamur gjerman ka shpëtuar 65 emigrantë të tjerë nga Libia ndërsa Berlini ka kërkuar një port sa më të sigurt për ta. Mbyllja e dyerve të Italisë nga Salvini sugjeron çuarjen e tyre në Tunizi ose Gjermani.
Pas kontakteve midis qeverive së Maltës dhe Italisë, u vendos që Malta të transferojë 54 emigrantë nga bordi i anijes Alex, në bordin e një anijeje të forcave të armatosura të Maltës, nga ana tjetër, Italia do të marrë 55 emigrantë nga Malta.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kjo marrëveshje duket se është arritur pas deklaratës së Berlinit se "Ruajtja e jetës në det është një detyrë evropiane".
Matteo Salvini, i cili këtë mëngjes nënshkroi ndalimin e hyrjes në ujërat italiane të anijes “Mediterranea” tha se "Në Itali nuk ekziston një port në dispozicion si në Maltë. Kushdo që mbron kufijtë dhe sigurinë e vendit tim është i mirëpritur."
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)