Stina e verës risjell në vendin tonë të gjithë shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, të cilët preferojnë që të pushojnë në vendlindje.

Por një gjë e tillë sjell edhe fluksin në rritje të udhëtarëve në pikat kufitare, në porte, aeroport apo edhe në pikë kalimet që lidhin vendin tonë me vendet e tjera fqinje.

Nga një vëzhgim i shpejtë i Shqiptarja.com, por jo vetëm, edhe qindra e mijëra udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, konstatohet se në këtë aeroport radhët e gjata që krijohen janë të shpeshta.

Në pritje për orë të tëra, ashtu siç ndodh edhe në portin e Barit, në Rinas presin jo vetëm burra, gra, të moshuar por edhe fëmijë, çka është një element i paprecedentë.

Në këtë pritje, që për udhëtarët është e patolerueshme, ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili preferon të presë në radhë bashkë me qytetarët duke mos zgjedhur kështu kushte më komode.
 
rinasi si bari

rinasi si bari

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)