"Kaos në Tiranë! Protesta kundër nismës 'Ballkani i Hapur'", "Djegia e flamurit serb nga ekstremistët shqiptarë", këto javë vetëm disa prej titujve që kanë "pushtuar" gazetat serbe, orët e fundit.
Jo vetëm ato shqiptare, por edhe mediat serbe e kanë ndjekur protestën e organizuar pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet nga Sali Berisha, kundër “Open Balkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç në vendin tonë.
Kaotike e ka cilësuar situatën gazeta "Blic", duke iu referuar djegies së flamurit serb në Tiranë, nga një "grup ekstremistësh shqiptarë".
“Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.
'Situata në Shqipëri është e tmerrshme", kështu e ka quajtur "Alo,rs" protestën pasditen e sotme kundër presidentit Vuçiç.
Lajmi kryesor: