Kaos nga përmbytjet në Meksikë, uragani ‘Hilary’ i afrohet Kalifornisë! Rrezik për bregun perëndimor

Kaos nga përmbytjet në Meksikë, uragani ‘Hilary’ i afrohet Kalifornisë! Rrezik për bregun perëndimor

Përmbytjet në Meksikë

Uragani i fuqishëm që preku Meksikën, duke shkaktuar një situatë katastrofike me përmbytje masive rrezikon të godasë Kaliforninë jugore, si dhe pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.

Bregu perëndimor i Kalifornisë jugore është në rrezik konstant për shkak të fuqisë së uraganit “Hilary”, që po i afrohet me shpejtësi.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara njoftoi të shtunën për "përmbytjeve katastrofike dhe kërcënuese për jetën" që rrezikojnë të godasin shtetin meksikan 'Baja California', si dhe pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara deri të hënën, pasojë e uraganit 'Hilary'.

Uragani po lëviz duke u shoqëruar me erëra me fuqi maksimale deri në 200 kilometra në orë.

Të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes pjesa qendrore dhe perëndimore e gadishullit 'Baja California' do të përfshihet nga erërëra të forta.

Autoritet kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqet uragani për gadishullin e 'Baja California-s', zonat që shtrihen në afërsi të kufirit Kaliforni-Meksikë, si dhe ishullin Katalina në Kaliforni.

Hilary pritet të dobësohet më tej në një stuhi tropikale përpara se të arrijë në Kaliforninë jugore. Kjo do të ishte stuhia e parë tropikale që godet shtetin amerikan në më shumë se 80 vjet.

Uraganët dhe stuhitë tropikale janë disi të zakonshme në Meksikë. Por hera e fundit që një stuhi tropikale ra në tokë në Kaliforninë jugore ishte në Long Beach në vitin 1939.

Ekspertët thonë se ngjarjet anormale të motit që mundojnë SHBA-në dhe disa zona në mbarë globin po ndikohen nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Në vazhdën e muajit më të nxehtë të regjistruar, korrikut 2023, sipas NASA-s, zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të SHBA u përhap në të gjithë Haëaiin më 8 gusht, duke vrarë të paktën 111 njerëz.

Dëmet u përshkallëzuan nga erërat uragane që kalonin nëpër zonë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona