Juventus luan sot në 21:00 me Freiburgun për ndeshjen e parë në 1/8 e Europa League. Në shtëpi, "Zonja e Vjetër" kërkon suksesin teksa klima në ekip nuk është fort e qetë. Gjithçka lidhet me masat disiplinore, teksa Pogba nuk është grumbulluar për këtë duel.
Mesfushori francez u paraqit me vonesë në stërvitjen e djeshme të bardhezinjve, me trajnerin Allegri që si masë ndëshkimore e ka pezulluar nga ekipi duke mos e grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Freiburgut në shtëpi.
Edhe në listën e futbollistëve të thirrur për këtë duel, emri i Pogba mundon duke konfirmuar masën ndëshkimore për shkak të disiplinës së munguar. Kujtojmë se Pogba prej disa muajsh vuante një dëmtim, duke luajtur vetëm fundjavën e shkuar në humbjen 1-0 me Romën në "Olimpico".
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lista e lojtarëve të grumbulluar për sot
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)