Pas vezëve që opozita hodhi në drejtim të kryeministrit,nisin dhe penalizimet. Kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruçi nëpërmjet një letre i kërkon kryeparlamentarit Meta të mbledhë urgjentisht byronë dhe të përjashtojë 3 deputetet që tentuan të godisnin Ramën.
Konkretisht Gent Strazimiri, Albina Dede dhe Bedri Hoxha.
“Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të mbledhë urgjentisht Byronë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë për deputetët e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike"
- Genti Strazimiri- Albina Dede- Bedri Hoxha.”
Thuhet në letrën dërguar metës. Këta deputetë, në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre. “ vijon letra e kreut të deputeteve socilialistë ku theksohet se kjo sjellje e padenjë e tyre, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të pd, ka shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mjediset e sallës duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO