Kaosi në Kuvend ‘bllokon’ ligjet që kërkojnë 84 vota! Ngec ‘amnistia’, rreth 600 të burgosur ‘peng’ të sherrit! Asnjë hap para për Avokatin e Popullit e ‘Zgjedhoren’

Mes tymueseve dhe protestës së opozitës punimet e Kuvendit u mbyllën për këtë sesion.

Me dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës dhe kalimit të disa projektligjeve, vetëm me votat e të majtëve, deputetët morën pushimet, për t’u rikthyer sërish në janar, me gjasë me të njëjtën panoramë: të një opozite në protestë, një pjesë që bojkoton pikërisht për shkak të kësaj proteste dhe mazhoranca që kalon e vetme ligjet.

Bëhet fjalë vetëm për ligjet me shumicë të thjeshtë, pasi ato që kërkojnë shumicën e cilësuar 84 vota, pra edhe votën e një pjesë të ligjvënësve opozitare, kanë mbetur peng të mosmarrëveshjeve mes palëve.

Ndonëse ishin futur në rendin e ditës, në seancën e disa javëve më parë, pagat e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë shtyrë. Mazhoranca do t’i plotësonte me votat e Lulzim Bashës, 84 që duheshin për të kaluar rritjen e pagave për anëtarët e gjykatës Kushtetuese, pasi ky i fundit kishte deklaruar votën pro.

Por që prej asaj dite, deputetët e Bashës u shfaqën shumë pak në seanca, duke pamundësuar votimin për rritjen e pagave të Gjyqtarëve të Kushtetueses. 

Edhe amnistia Penale nuk mundi të kalojë këtë fundvit si pasojë e betejës brenda parlamentit. Ndonëse ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi më 6 dhjetor, se objektivi është që rreth 600 të burgosur të përfitojnë nga amnistia para festave dhe se projektligji i është dorëzuar Kuvendit, votimi nuk u bë i mundur, pasi PS nuk i ka e vetme 84 vota.

Për shkak të mosgjetjes së konsensusit, jo vetëm me opozitën, por edhe nga kritikat e vetë socialistëve, nuk kanë kaluar, ndonëse ishin parashikuar për t’u votuar brenda vitit edhe rikthimi i lojërave të fatit, të kthyera për diskutim në komisionet parlamentare.

Pezull, edhe këtë sesion ka mbetur edhe zgjedhja e Avokatit të Ri të Popullit, që prej thuajse dy vitesh ka lënë në sirtarët e Kuvendit një sërë kandidaturash dhe në karrigen e institucionit pa mandat Erinda Ballancën. Një përpjekje për të zgjidhur ngërçin, u bë edhe dhjetorin e shkuar, por PS rrëzoi kandidaturat e mbështetura me firma nga demokratët.

Futja në ngërç e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës po rrezikon edhe Reformën Zgjedhore, përfaqësimi në të cilën, për deputetët e Gazment Bardhit është kusht për të kthyer normalitetin në parlament.

Pa votat e opozitës, në 2 muaj e gjysmë aksion të Gazment Bardhit e Sali Berishës dhe me mungesën e Lulzim Bashës në parlament, maxhoranca ka miratuar një sërë ligjesh të rëndësishme, mes të cilave edhe buxheti i 2024, që për herë të parë në histori, kaloi pa u prezantuar në seancë dhe pa debatin tradicional maratonë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit