Kaosi në Venezuelë, gratë veshur
me të bardha zbresin në sheshe

Kaosi në Venezuelë, gratë veshur<br />me të bardha zbresin në sheshe
Vijon kaosi dhe protestat anti qeveritare në Venezuelë.

Një ditë pasi u lënduan rreth 400 persona dhe ku mbeti e vrarë një 17 vjecare, gruaja e liderit opozitar i cili prej 3 vitesh ndodhet në burg ka bërë thirrje që nesër të protestojnë vetëm gratë pa armë të veshura me të bardha dhe me një lule në dorë.

Kjo lloj proteste synon të përcojë mesazhin se vendi ka nevojë për një demokraci të re, dhe t’i jepet fund frikës dhe dhunës.

Lilian Tintori u bëri thirrje autoriteteve të zhvishen nga armët dhe të përqafojnë nënat, gratë e tyre.

Ndërkohë 8 shtete amerikano-latine kanë denoncuar përdorimin e forcës së autoriteve të Venezuelës duke bërë thirrje që  të respektohen të drejtat njerëzore.

Prej mëse nje muaj protesta të dhunshme anti-qeveritare si dhe kundër presidentit Maduro kanë përfshirë vendin ku deri më tani kanë humbur jetën 40 persona e plagosur me qindra të tjerë.

Lideri i opozitës në Venezuela Henrike Kapriles deklaroi për BBC se zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës në vend.

Prej një muaj ekonomia është në kolaps të plotë. Vala aktuale e protestave nisi pasi gjykata e lartë mori fuqitë e parlamentit të kontrolluar nga opozita më 29 mars.

Megjithëse gjykata e ktheu vendimin e saj pas tre ditësh, ishte tepër vonë për të ndaluar protestat.

Kryeopozitari Kapriles tha se protesta do të vazhdojnë, pasi shumica dërrmuese e popullit kërkojnë ndryshim dhe nuk do ta lejojë këtë qeveri dhe presidenti Maduro që të marrin peng vendin.

[gallery]22112[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore