Kaosi në zyrat e postës, rradhë
të gjata për marrjen e pensionit
 

Kaosi në zyrat e postës, rradhë<br />të gjata për marrjen e pensionit<br /> 
TIRANË – Në filialet e postës shqiptare në Tiranë, këtë fundjavë është vënë re një kaos i vërtetë. Rradhë të gjata të të moshuarve, të cilët presin të marrin pensionin e tyre mujor. Ngutja duket se ka qenë edhe më e madhe pas vendimit të Postës Shqiptare për t’i shpërndarë me grafik pensionet gjatë disa ditëve të javës.
Pensionistët ankohen për rradhët e gjata dhe rrëmujën në këto zyra, për të cilën sipas tyre nuk po ndërhyn njeri.
Radhët e te moshuarve kanë nisur që herët në mëngjes dhe vetëm pas shumë orësh pritjeje, disa prej tyre kanë arritur të marrin në dorë pensionin e tyre. Të irrituar me procedurat e reja, pensionistet tregojnë se nuk mund të tolerojnë asnjë ditë vonesë për marrjen e pensionit, i nevojshëm për të jetuar.
Nga ana tjetër mediat denoncojnë vendimin për të mos lejuar kamerat të filmojnë brenda ambjenteve të zyrave postare gjatë momentit të shpërndarjes së pensioneve. Punonjësit e shërbimit deklarojnë se kanë marrë urdhër për të mos lejuar kamerat, pa pohuar se nga kush është dhënë një urdhër i tillë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës