ITALI-Policia ka sekuestruar 1.5 ton kanabis në Brindisi, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, një shqiptar dhe një italian.
/Shqiptarja.com
Të arrestuarit janë Marco Mastro 40 vjeç, shoferi i kamionit ku transportohej droga dhe Sokol Nelaj 32 vjeç nga Shqipëria.
Kanabisi ishte i ndarë në 63 pako të mbështjella me natriban, ndërsa pas peshimit rezultoi se ishte 1537 kg.
Sipas medieve italiane lënda narkotike që është sekuestruar dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Sokol Nelaj dhe Marco Mastro te arrestuar
dy.b/shqiptarja.com











