PRESHEVE - Rreth 100 kg cannabis sativa janë sekuestruar në autostradën e Ibrit, nga një aksion i përbashkët i policisë së Preshevës dhe asaj të Beogradit, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona.

Mësohet se të arrestuarit janë një shtetas serb me inicialet F.D, 53 vjeç dhe një shtetas shqiptar nga Peja me inicialet G.V, 31 vjeç.
 
Droga e sekuestruar vinte nga Kosova dhe kishte si destinacion Serbinë. Ndërkaq forcat e policisë kanë dërguar provat materiale në prokurori, ndërsa ka nisur proçedimi penal ndaj tyre.

Marrë nga "Presheva Jonë"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)