Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke sekuestruar 12.5 gramë heroinë dhe vënë në pranga tre persona. në pranga kanë rënë tre të rinj, të cilët shpërndanin heroinë me mjetin e tyre.

Goditja e këtij grupi kriminal u bë në kuadër të operacioni të koduar “Trekëndëshi’, në bazë të së cilit u kapën shtetasit:

•Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.

•A.P, 17 vjeç, banues në Berat.

•S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla iu gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

kapet heroine
(Heroina e kapur në Berat)

kapet heroine
(Heroina e kapur në Berat dhe disa telefona të sekuestruar )

d.c./shqiptarja.com