Kapen 145 kallëpe tritol në Berat
dhe Tropojë, pranga 3 personaveFOTO/ Tritoli i sekuestruar në Berat

Rreth 145 kallëpe tritol janë sekuestruar gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së shtetit, ndërsa janë arrestuar në flagrancë tre persona, të akuzuar si posedues të lëndës eksplozive.

Dy operacione të ndryshme policore gjatë ditës së sotme, kanë vënë në pranga një 17 vjeçar me iniciale A.D nga Berati, 33 vjeçarin Abedin Osmanaj banues në fshatin Degë në Tropojë si dhe 53-vjeçarin Myftar Vata.

Gjatë operacionit policor në Berat, policia ka arritur të sekuestrojë 25 kallëpe tritol 2 metër fitil, rreth 4000 fishekë luftarak si dhe 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Drejtori i policisë Berat, Afrim Tafa, gjatë një lidhje telefonike për A1 Report tha se tritoli ishte i destinuar për tregun e brendshëm.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi