Kapen 15 grabitqarët e shtëpive
dhe shtyllave të tensionit të lartë

Kapen 15 grabitqarët e shtëpive <br />dhe shtyllave të tensionit të lartë
SHKODER- Shkatërrohet banda e grabitësve në veri të Shqipërisë. 15 të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë të banesave, por dhe shkatërrim me eksploziv të shtyllave të tensionit të lartë. Të rinjt, cuna të moshës 20- 25 vjec u janë gjetur dhe lëndë eksploziv, dhe kapsolla detonatore me të cilat shpërthenin shtyllat e tensionit të lartë. Një person është shpallur në kërkim.

GRABITESIT E BANESAVE
Të arrestuarit janë Mhill (Nikollë) Thepi, vjeç 20, banues në fshatin Spathar, Shkodër, Besmir Lugina, vjeç 25, banues në fshatin Balldren, Lezhë, Xhevahir lugina, vjeç 23, banues në fshatin Balldren, Lezhë, Agron Thepi, vjeç 21, banues në fshatin Spathar, Shkodër; Ndue Ara, vjeç 25, banues në Balldren, Lezhë; Nikolin Pjetri, vjeç 25, banues në Laç Vau i Dejës Shkodër; Dedë Thepi, vjeç 25, banues në fshatin Spathar, Shkodër; Pjetër Huba, vjeç 25, banues në fshatin Mnelë, Shkodër; Gjin Marku, vjeç 24, banues në fshatin Kryebushat, Shkodër.
Ata akuzohen për vjedhjen e disa pajisjeve në lokalin DEA në fshatin skathar, me datë 14.07.2011, vjedhjen e banesës së një shtetasi, në fshatin Juban të Komunës Gur i Zi, Shkodër, ngjarja e ndodhur me datë 22.11.2011; Ngjarjen e ndodhur me datë 18.12.2011, në fshatin Mnelë të Komunës Vig Mnelë, Shkodër, ku i është vjedhur me dhunë një sasi prej 260.000 lekë një shtetaseje; Ngjarja e ndodhur me datë 10.02.2012, në fshatin Rranxa, komuna Bushat, Shkodër, ku i është vjedhur me dhunë një sasi prej 3.000.100 lekë një shtetasi; Ngjarja e ndodhur me datë 13.02.2012, në fshatin Juban të Komunës Gur i Zi, Shkodër, ku është vjedhur banesa e një shtetasi; Ngjarja e ndodhur më datë 31.01.2012, në fshatin Spathar të Komunës Gur i Zi Shkodër, ku është vjedhur banesa e një tjetër shtetasi.

SHKATERRIMTARET E SHTYLLAVE TE TENSIONIT TE LARTE
Po kështu në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur me datë 30.12.2011 në fshatin Kallmet ku janë shkatërruar me eksploziv shtyllat e tensionit të lartë.
Sipas policisë të dyshuarit si autorë janë Besmir Lugina, vjeç 25, banues në Balldren, Lezhë, Xhevahir Lugina, vjeç 23 banues në Balldren, Lezhë, Mhill (Nikollë) Thepi, vjeç 20, banues në fshatin Spathar, Shkodër, Gazmir Dedaj, vjeç 22, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, Aleksander Boka, vjeç 28, banues në fshatin Balldren, Lezhë, Ernest Preçi, vjeç 47, banues në fshatin Juban Shkodër. Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 50 metër fitil zjarrpërcjellës, 190 kapsolla detonatore, lëndë artizanale për eksploziv, një armë zjarri automatike, katër motoçikleta, një autoveturë të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprat penale të “vjedhjes me dhunë kryer në bashkëpunim”, “vjedhjes në bashkëpunim”, “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”, “shkatërrim prone me eksploziv e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139/2, 134/2, 278/2, 152/2 të Kodit Penal.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren