SHKODËR- Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është zbuluar mbrëmjen e kësaj të shtune, e fshehur në një kamion. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 17 kg heroinë, dhe kishte si destinacion final Malin e Zi. Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako, ishte fshehur në serbratorin e një kamioni. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kamioni ishte bosh dhe kishte si destinacion Malin e Zi, ku do të furnizohej me mallra.
Gjithçka u pikas në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga një shofer vlonjat, kaloi për kontroll në vijën e dytë dhe pas dyshimeve për drogë u soll në portin e Durrësit. Pas kontrolleve të bëra me skaner u zbulua sasia prej 17 kg heroinë. Nga sa mësohet, shoferi nga Vlora, i identifikuar si S.Paja ka mohuar që të ketë dijeni.
"Nuk kam dijeni, unë jam i punësuar, isha nisur për të marrë mallra", mësohet të ketë thënë ai.
Operacioni vijon, teksa shoferit i është sekuestruar celulari, çka mund të shërbejë për të rënë në gjurmë të urdhëruesve apo porositësve. Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Droga ishte e ndarë në disa pako dhe të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive.

Detaje të reja kanë dalë në dritë. Report Tv mëson se shoferi i kamionit është S.Paja, 55-vjeç. AI ka mohuar që të kjetë dijeni se në kamionin që ai drejtonte kishte drogë, duke thënë se ishte "vetëm një i punësuar".

Policia jep njoftimin zyrtar për drogën e kapur në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
"Parandalohet dhe goditet një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta. Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër. Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.
Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine. Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike. Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta", thuhet në njoftim.
-
mo "shqip" akoma ore "shqip"-e, ti e ke nga Populli: 'me thuaj me ke rri, te te them se kush je!'. Shoferat nuk mund te jene te gjithe viktima, ashtu sic nuk jane te gjithe viktima pronaret e kamioneve e te kompanive te import-eksportit. Shembulli per te gjithe, babai i Arben Cekaj, perseriti te njejtat levizje "te pafajshme" te te birit ne burg.
Përgjigju -
Per mendimin tim gjith shoferat duhet te lejne punen dhe mos te dalin asnje jashte territorit. te tjeret pasurohen e kto i cojne ne burge. Eshte bere e modes qe ti merr makinen pa e ditur se te tjeret te kan futur droge. kujdes dhe me canta ne aeroporte se ta fusin pakon ne cante
Përgjigju-
O shoku kush fut milion mall te nje i qe nuk didtka gje? Lereni keto muhabete avokatesh idiote se nuk i ha njeri. Ti vete 10 000 leke gje e fut gjekund pa patur garanci qe ta cojne ne destinacion?
-









Komente
Komento