Kapen 207 kg marijuanë në kufirin
greko-shqiptar, ngarkesa në kamion

Kapen 207 kg marijuanë në kufirin<br />greko-shqiptar, ngarkesa në kamion
Gjatë ditës së sotme në aksin Kakavijë-Janinë është bërë i mundur ndalimi i një kamioni i cili po transportonte droge.
 
Operacioni është kryer në vendin e quajtur Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.
 
Ndërkohë është  bërë i mundur ndalimi nga policia greke e kamionit me targa shqiptare.
 
 Sipas të dhënave  mësohet se në kamion u gjetën 8 çanta me 196 pako me 207 kg 190 gram marijuane.
 
Gjithashtu u sekuestruan edhe 280 euro su dhe 2 aparate celularë.
 
Kamioni ishte në pronësi të një kompanie shqiptare transporti.
 
Menjëherë policia ka vënë në pranga shoferin shqiptar 42-vjeç.
 
Policia po vijon më tej hetimet për të zbardhur çështjen.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar