Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona si dhe ka sekuestruar 81 doza lëndë narkotike dhe një pistoletë.
Sipas policisë, kjo u bë e mundur falë operacionit të koduar “Speed” përmes të cilit u sekuestruan 81 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri pistoletë model 56 dhe një krëhër me 7 fishekë.
Në pranga kanë rënë: Fatos Kollogjeri, 21vjeç, Ylli Tota, 22 vjeç dhe Blerim Cani, 23 vjeç.
Droga dhe pistoleta atyre iu është sekuestruar në vendin e quajtur "Autogrili" në fshatin Poçem, Mallakastër, të cilat i kishin bërë gati për ti hedhur në treg.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com